Promocioni ka përfunduar

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesëmarrësit në lojën promocionale (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale. Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 08 qershor 2022, ora 00:01, deri më 31 korrik 2022, ora 23:59, nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktet që tregton. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Shqipërisë.

Lloji i Lojës Promocionale “Loja Promocionale” është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produkteve qe Marketing & Distribution tregton, Pantene dhe/ose Venus. Për tu bërë pjesë e shorteut duhet të kryhet një blerje per nje nga produktet Pantene dhe/ose Venus dhe kuponin tatimor ta regjistrojnë në adresën www.unezgjedh.al . Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online.

Afatet për pjesëmarrjen në Lojën Promocionale Platformat online për regjistrim në llotari do të lançohet më 08 qershor 2022 ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 31 korrik 2022 ora 23:59.

Çmimet

Loja do të ketë:

a) 50 fitues “Fashion Group Gift Certificate”

Nga pjesëmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 50 fitues. Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore. Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/apo mashtrimi.

Pritshmëritë për pjesëmarrje në Lojën Promocionale

Numri I parashikuar I pjesmarrësve është rreth 1250 konsumatorë.

Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produkteve që Marketing & Distribution, Pantene dhe/ose Venus në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 08 qershor 2022 ora 00:01 deri më 31 korrik 2022 ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur. Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në këtë lojë promocionale: Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesmarrje në llotari:

Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve Pantene dhe/ose Venus (sipas tabeles nr.2, brendi P&G-Pantene, P&G Venus) me vlerë 300 Lekë me TVSH (250 Leke pa TVSH) gjatë periudhës 08 qershor 2022 ora 00:01 deri më 31 korrik 2022 ora 23:59 dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.unezgjedh.al bëhen pjesë për të fituar 1 nga 50 gift certificate “Fashion Group Gift Certificate”. Çdo kupon i regjistruar bëhet pjesë në përzgjedhjen për të fituar 1 nga 50 gift certificate “Fashion Group Gift Certificate”;

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi

Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesmarrja në shorte.

Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore nga nje program kompjuterik me 4 Gusht 2022 në zyrat e Marketing & Distribution ora 11:00. Të gjitha aplikimet pjesëmarrëse rregjistrohen në databazën e programit të “Panelit te Administrimit” të platformes www.unezgjedh.al, të krijuar nga inxhinieri IT i kompanisë. Paneli i administrimit për këto platforma mundëson afishimin e të gjitha aplikimeve të regjistruara në format “.CSV”. Çdo aplikim përfaqësohet nga një numër unik identifikimi. Për përzgjedhjen e fituesve, në platformën e administrimit për portalin www.unezgjedh.al , ngarkohet databaza në format “.CSV” me të dhënat e aplikuesve që kanë plotësuar kriteret e përmendura në pikën 5 të rregullores, përcaktohet numri i fituesve që duam të përzgjedhim dhe shtypim butonin “Extract Winners”. Përzgjedhja e emrave fitues bëhet në mënyrë rastësore nga programi kompjuterik, ku elementi bazë për aplikimin e funksioneve merret ID (numri unik i identifikimit) të çdo aplikimi nga lista në format “CSV”, e ngarkuar ne sistem. I gjithë proçesi kryhet në prani të një përfaqësuesi të autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, një përfaqësuesi të autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, si dhe përfaqësues të tjerë nga stafi i Marketing & Distribution Sh.p.k.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë do të njoftohen me shkrim për datën, orën dhe vendin kur do të zhvillohet shorteu dhe do të ndahen çmimet. Në rast se subjekti ka kryer njoftimin si më lart, por përfaqësuesit e autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë nuk paraqiten personalisht në datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet shorteu, atëherë Subjekti do të vijojë zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithatë, në këtë rast Subjekti do të informojë titullarin/et e organeve përkatëse për zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Nga programi kompjuterik do të përzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtarë rezervë, të cilët do të kontaktohen në rast se një nga fituesit nuk përfundon proçesin e regjistrimit sipas pikës 9 të kësaj rregulloreje. Mbasi përzgjidhen fituesit në mënyrë rastësore nga programi kompjuterik, personat e përzgjedhur do të njoftohen nëpërmjet një SMS ose telefonate rreth llotarisë dhe çmimit të fituar, si edhe përcaktohet proçedura e regjsitrimit si fitues duke lënë një orar dhe afat ku i perzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar proçedurën e llotarisë.

Në përfundim të përzgjedhjes do të mbahen dhe Procesverbalet perkatese.

Mbas përzgjedhjes së fituesve, kontrollohet kuponi tatimor i hedhur në sistem gjatë proçesit të aplikimit dhe vërtetohet që janë plotësuar kushtet e pjesëmarrjes në shorte. Më pas personat e përzgjedhur njoftohet nëpërmjet një telefonate rreth llotarisë dhe lihet një orar ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar procedurën e llotarisë. Në rast se mbas tre telefonatash të njëpasnjëshme në numrin e zgjedhur për arsye të ndryshme nuk bëhet i mundur kontaktimi, atëherë kuponi skualifikohet dhe kontaktohet fituesi rezervë. Për fituesin rezervë të përzgjedhur ndiqet e njëjta proçedurë si më sipër.

Njoftimi I fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS ose telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online. Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet nje mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për t’u regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Me marrjen në dorëzim të dhurates fituesi duhet të firmosë dhe Procesverbalin e marrjes në dorezim. Në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpërmejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve. Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution , në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.